(VIDEO) Shukova: Njerëzit e përgjegjshëm duhet ta marrin në dorë Shkupin

(VIDEO) Shukova: Njerëzit e përgjegjshëm duhet ta marrin në dorë Shkupin

Kaja Shukova nënkryetare e LSDM-së gjithashtu dhe kandidate për kryetare të Qytetit të Shkupit, sot ka dërguar një mesazh për qytetarët e Shkupit, me rastin e 62-vjetorit të tërmetit katastrofik që goditi qytetin në vitin 1963. Shukova kujtoi solidaritetin dhe unitetin me të cilat Shkupi u rindërtua, ndërsa theksoi se pikërisht këto vlera duhet ta çojnë sërish përpara kryeqytetin.

KAJA SHUKOVA, KANDIDATE E LSDM-së PËR SHKUPIN

Shkupi u rindërtua me zemër, me vullnet dhe mbi të gjitha me solidaritet. Dhe pikërisht uniteti dhe dashuria e sinqertë për qytetin janë dy forcat që mund ta udhëheqin këtë qytet përpara. Sot, ato na nevojiten më shumë se kurrë. Shkupi gjatë katër viteve të fundit u godit rëndë nga paaftësia, interesat personale dhe neglizhenca. Shpirti i Shkupit u shkatërrua dhe u deformua çdo ditë, duke i lënë qytetarët të pafuqishëm përballë interesave partiake”.

Kandidatja për kryetare të komunës nuk hezitoj po ashtu të kritikoi ashpër udhëheqjen aktuale lokale për katër vitet e fundit, duke e akuzuar për paaftësi dhe për neglizhim të interesave të qytetarëve. Ndërkaq, ajo njoftoj se si kryetare e ardhshme do të punojë me ndershmëri dhe përgjegjësi, duke qenë e përkushtuar ndaj qytetarëve. Shukova përfundoi duke theksuar se qyteti i Shkupit meriton më shumë ku dhe bëri thirrje për një fillim të ri.

KAJA SHUKOVA, KANDIDATE E LSDM-së PËR SHKUPIN

“Qyteti që i ka mbijetuar më të vështirës, meriton më shumë. Ne të gjithë meritojmë më shumë sepse e duam këtë qytet. Shkupi mund të jetë më i mirë dhe do të jetë më i mirë. Sepse Shkupi jemi të gjithë ne. Është koha t’i japim forcë të re. Është koha të marrim gjërat në duart tona”.

Njëkohësisht LSDM zotohet se do të realizojë një fushatë që do të ofrojë zgjidhje reale për të gjitha sfidat me të cilat përballet Shkupi, si dhe një vizion për një qytet që u përket qytetarëve të tij. /SHENJA/

 

MARKETING