(VIDEO) Nga fillimi i javës pritet zbutja e motit

Këtë javë ka mbajtur mot shumë i nxehtë, i cili ua ka shkaktuar shumë probleme qytetarëve me shëndet më të ndjeshëm. Por, sipas Entit për Çështje Metrologjike, nga fillimi i javës pritet që moti të jetë më i freskët, ndërsa temperatuat të ulen në rreth 30 gradë celsius.
ENTI PËR ÇËSHTJE METROLOGJIKE
“Pasdite pritet të ketë kushte për destabilizim lokal të motit me reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Parashikohet të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu, ndërsa në pjesët perëndimore të vendit herë pas here do të ketë erë më të fortë nga drejtimi jugperëndimor. Nga fundi i ditës, era do të ndryshojë drejtimin në verior”.
Në qytetin e Shkupit, pasdite pritet të ketë zhvillim mesatar të vranësirave të paqëndrueshme. Në disa pjesë të luginës të qytetit do të ketë kushte për reshje të shkurtra dhe bubullima të rralla. Pritet të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugperëndimi, dhe nga fundi i ditës nga drejtimi verior.
ENTI PËR ÇËSHTJE METROLOGJIKE
“Duke filluar nga e hëna, do të ketë një ndryshim më të theksuar të motit. Do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme, i paqëndrueshëm dhe më i freskët, me kushte për reshje lokale të herëpashershme shiu, vende-vende të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima, veçanërisht të martën”.
Kurse sa i përket temperaturave ditore mendohet se do të jenë në rënie ku dhe deri në mes të javës së ardhshme pritet të ulen për 8 deri në 10 gradë krahasuar me temperaturat e sotme. /SHENJA/