Aliu prezanton iniciativën “Kabineti Mobil”

Pas “kabineti i hapur”, ministri i shëndetësisë Azir Aliu sot ka prezantuar edhe një iniciatë të re të emruar “kabineti mobil”.
Për të promovuar këtë iniciativë, Aliu në ditë vikendi ka vendosur të vizitojë Shtipin dhe të takojë banorët e kësaj ane.
Veç banorëve, Aliu në Shtip ka takuar edhe menaxhmentin dhe stafin mjekësor të ISHP Spitali Klinik – Shtip, takim në të cilin, siç informoi Ministria e Shëndetësisë, është diskutuar për sfidat, burimet dhe planet për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në rajon.
“Aliu do të ketë takim me qytetarët, të cilët do të kenë mundësinë të ndajnë drejtpërdrejt përvojat, problemet ose sugjerimet e tyre që lidhen me sistemin e kujdesit shëndetësor. Për të marrë pjesë në këto takime, kërkohet regjistrim paraprak përmes platformës “Kabineti i Hapur”, e cila është e disponueshme në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë: https://zdravstvo.gov.mk/, thekson Ministria e Shëndetësisë.
Iniciativa “Kabineti mobil” përfaqëson një model të punës në terren përmes së cilës Ministri i Shëndetësisë Aliu, së bashku me anëtarët e kabinetit, do të vizitojnë institucionet shëndetësore në të gjithë vendin, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.