Mendi Qyra jep dorëheqje nga kreu i OEMVP-së

Mendi Qyra jep dorëheqje nga kreu i OEMVP-së

Mendi Qyra, ka deponuar dorëheqjen dhe nga sot nuk do të jetë më Kryetar i Odës Eknomike të Maqedonisë Veri-perendimore.

Këtë lajm e kanë kumtuar nga Oda Ekonomike nga ku thonë se në mbledhjen e rregullt të IV të thirrur nga vet Qyra, si pikë e fundit e rendit të ditës është diskutuar edhe dorëheqja e tij përshkak të kandidimit të tij si kandidat i pavarur për kryetar të Komunës së Strugës.

Në fjalimin e tij, Qyra ka thënë se kjo dorëheqje është akt i ndërgjegjes duke e ditur që OEMVP-në po e lë në duar të sigurta të njerëzve shumë kompetent dhe relevant.

Në mbledhjen e njëjtë siç njoftuan nga OEMVP-ja, ushtrues detyre i kryetarit është emruar filantropi Nuhi Aliu.

Ndryshe, kur jemi tek Struga mund të përmendim se tashmë kandidatura e Qyrës ka marrë mbështetje edhe nga koalicioni shqiptar që është pjesë e Qeverisë, koalicioni VLEN.

 

MARKETING