Sot dhe nesër do të kryhet dezinsektim ajror në Shkup

Qyteti i Shkupit njofton se gjatë ditës së sotme dhe nesër, më 26 dhe 27 korrik 2025, në orët e hershme të mëngjesit do të kryhet dezinsektim ajror në territorin e Shkupit. Kjo masë ndërmerret për të luftuar format e rritura të mushkonjave.
Autoritetet theksojnë se nëse kushtet atmosferike nuk janë të favorshme për kryerjen e dezinsektimit, ai do të shtyhet për ditën pasardhëse kur kushtet klimatike të jenë më të përshtatshme, duke u zhvilluar në të njëjtën orë.
Gjatë sezonit veror, dezinsektimi përsëritet disa herë në zona të ndryshme të vendit, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.