Mexhiti: 155 punonjës shëndetësorë në Tetovë më në fund marrin vendimet e punës

Mexhiti: 155 punonjës shëndetësorë në Tetovë më në fund marrin vendimet e punës

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se 155 punonjës shëndetësorë në Spitalin Klinik të Tetovës kanë marrë më në fund vendimet e punës, pas shumë vitesh pune pa kontrata të rregullta.

Sipas Mexhitit, ky është një hap drejt drejtësisë sociale dhe respektit për profesionistët që kanë kontribuar për vite me radhë në sistemin shëndetësor.

“Ky vendim u jep siguri në punë dhe vlerësim të merituar atyre që kanë punuar ndershmërisht për qytetarët dhe familjet e tyre,” theksoi ai.

Mexhiti shtoi se nuk ka më vend për padrejtësi në shëndetësi, por për dinjitet dhe institucione që funksionojnë me drejtësi dhe përgjegjësi.

MARKETING