Sllaveski përsëri e aktualizoj çështjen për vendosjen e ligjit për falimentimin personal

Guvernatori i Bankës Popullore (BP) Trajko Sllaveski sot përsëri e aktualizoi çështjen për vendosjen e ligjit për falimentimin personal. Siç tha në takim publik të punës në Odën Ekonomike, nuk mundet pafundësisht të tolerohen njerëz që nuk janë në gjendje t’i shlyejnë detyrimet e tyre.
Të gjitha vendet e zhvilluara, theksoi Sllaveski, kanë rregullore për falimentim personal.
“Kjo ndoshta është më shumë një çështje për Ministrinë e Financave, por së bashku mund të mendojmë nëse është momenti për të shkuar me këtë lloj rregulloreje – ligji i falimentimit personal. Sipas informacioneve të mia, kemi rreth 120.000 llogari të bllokuara, qytetarë pa qasje në institucionet financiare. Ata janë viktima të disa ofruesve të kredive me norma të larta interesi, fajdexhi. Duhet të aktualizohet çështja, unë kohë më parë e kam ngritur edhe si ministër i Financave, a është koha që të miratojmë një ligj për falimentimin personal, i cili do të zgjidhte disa çështje. Nuk mund në pafundësi të tolerohet një situatë e tillë – njerëz që nuk mund t’i shlyejnë detyrimet e tyre, ndërsa ato po shtohen me interesat e borxhit”, theksoi guvernatori.
Në pyetjen e gazetarëve pse çmimet e banesave po rriten, guvernatori tha se NB mund të veprojë vetëm brenda kornizës së kreditimit të saj.
Në kuadër të debatit publik, profesoresha Irena Kikerkova nga Fakulteti Ekonomik – Shkup theksoi se Banka Popullore nuk ofron analiza të thellësishe për strukturën e vërtetë të prodhimit dhe të problemeve në ekonomiënë e Maqedonisë, por del me analiza dhe të dhëna relativisht të dobëta vetëm për disa kategori produktesh nga zonat e lira dhe kompanitë më të mëdha brenda tyre. Ajo e luti guvernatorin që t’i rikonstruktojnë ekipet që bëjnë analiza, “pasi koha që vjen do të jetë shumë e rëndësishme edhe për krijuesit e politikave ekonomike”.
Sllaveski në prezantimin e tij para afaristëve, edhe një herë përsëriti se shkalla e ulët e inflacionit dhe stabiliteti financiar mbeten prioritete kryesore të Bankës Qendrore.