(VIDEO) 65.328 denarë për të kaluar muajin, shporta e konsumit rrritet për 630 denarë

(VIDEO) 65.328 denarë për të kaluar muajin, shporta e konsumit rrritet për 630 denarë

Në një vend të shquar për varfëri, ku jetesa e shtrejtë dhe çmimet e egra “hanë” xhepat e qytetarëve, shporta minimale sindikale sërisht është rritur, ajo për dallim nga muaji qershor në korik është rritur për 630 denarë. Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara nga lidhja e sindikatave të RMV-së lidhur me shportën minimale sindikale të muajit korrik. Ata njoftojnë se ajo ka arritur në 65.328 denarë.

LIDHJA E SINDIKATAVE TË RMV-SË

Krahasuar me qershorin e vitit 2025, kur ishte 64.698 denarë, tani është rritur për 630 denarë. Duke e përfshirë koston e qirasë së një apartamenti prej 60 metrash katrorë për muajin korrik, vlera totale e shportës arrin në 80.703 denarë. Ndërkaq, vlera e shportës minimale sindikale për ushqim dhe pije, për 63 produktet e monitoruara për korrik 2025, është 23.682 denarë, krahasuar me qershorin 2025, është rritur për 515 denarë”.

Ata më tej thonë se bazuar në të dhënat e 3 muajve të fundit shporta minimale vetëm në pjesën e ushqimit dhe pijeve është rritur për 10.25%.

LIDHJA E SINDIKATAVE TË RMV-SË

Nga të dhënat për shportën minimale sindikale, është e qartë se pas përfundimit të masave aktive qeveritare, vlera e shportës minimale sindikale në tre muaj është rritur për 2.637 denarë, ose për 4.20 %, ndërsa në ushqim dhe pije në tre muaj ka pasur një rritje prej 2.202 denarëve, ose 10.25%”.

Përderisa çmimet vazhdojnë të rriten ditë e më shumë qeveria akoma nuk e ka publikuar shportën minimale sindikale, të ciën po e përgadit për disa muaj, për të cilën vetë kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se nuk do ti përmbajë disa produkte, si kafeja në kanaçe, apo disa pemë, sipas tij, jashtë sezonës, pasi që ai ka konsideruar se janë gjëra luksoze.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING