Kremlini: Putin është i gatshëm për paqe në Ukrainë, por do të arrihen qëllimet strategjike

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi të dielën se presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të shkojë drejt një zgjidhjeje paqësore në Ukrainë, por shtoi se rusëve u mbetet prioritet që të arrijnë synimet kryesore të “operacionit special ushtarak”.
Peskov theksoi se për Putinin, përfundimi paqësor i konfliktit është një proces i gjatë dhe kompleks:
“Presidenti Putin ka folur shpeshherë rreth dëshirës së tij për ta zgjidhur në mënyrë paqësore çështjen ukrainase sa më shpejt të jetë e mundur. Ky është proces i gjatë, kërkon përpjekje dhe nuk është i lehtë”
Për më tepër, ai shtoi: “Gjëja më e rëndësishme për neve është që të arrijmë qëllimet tona. Qëllimet tona janë të qarta
Deklarata erdhi pas ndryshimit të qëndrimit nga Presidenti Donald Trump, i cili shpalli një politikë më të fortë ndaj Moskës, duke premtuar dërgimin e sistemeve Patriot në Ukrainë dhe vendosjen e një ultimatumi prej 50 ditësh për nënshkrimin e armëpushimit, përndryshe sanksione të reja do të aktivizohen.