Rusia sulmon disa qytete ukrainase me qindra dronë dhe raketa

Rusia ka sulmuar me dronë dhe raketa Odesën në Detin e Zi dhe qytete të tjera ukrainase, duke vrarë të paktën një person dhe duke plagosur të tjerë, thanë zyrtarët e emergjencave.
Sulmi i 19 korrikut është dëshmia e fundit që zyrtarët rusë synojnë të vazhdojnë të sulmojnë popullatën civile të Ukrainës dhe të përparojnë në fushëbetejë, teksa përpjekjet për armëpushim kanë dështuar.
Zemërimi me sulmet e vazhdueshme të Rusisë ka nxitur ndryshim të politikës nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump. Më herët gjatë javës, Trump njoftoi se deri më 2 shtator është afati që presidenti rus, Vladimir Putin të pajtohet për ndaljen e luftimeve.
Që nga marrja e detyrës në janar, Trump e kishte bërë përfundimin e luftës pothuajse 41-mujore të Rusisë kundër Ukrainës prioritet. Por, pavarësisht gjashtë telefonatave mes Trumpit dhe Putinit, tri runde bisedimesh që përfshin zyrtarë amerikanë, rusë dhe ukrainas, dhe takime mes të dërguarve të SHBA-së dhe Kremlinit, Rusia ka vazhduar sulmet ndaj Ukrainës.