(VIDEO) Ndryshimet e ligjit të policisë, Kuzeska: Toshkovski e do MPB-në milici partiake të VMRO-së

Partia opozitare LSDM ka reaguar ashpër ndaj Projektligjit të ri të Policisë të propozuar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili është vënë në procedurë parlamentare. Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, deklaroi se ndryshimet synojnë shkatërrimin e sistemit të karrierës dhe profesionalizmit brenda Ministrisë së Brendshme, duke hapur rrugë për emërime partiake dhe politizim të plotë të strukturave policore. LSDM akuzon Toshkovskin se po tenton të shndërrojë Ministrinë e Brendshme në një instrument në shërbim të VMRO-DPMNE-së.
Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së
“Ky projektligj i paprecedent dhe skandaloz përfaqëson një lëvizjeve tjetër të rrezikshme dhe anti-shtetërore nga Toshkovski. Ministri po synon të zbatojë një partizanizim të plotë të policisë duke çmontuar sistemin e karrierës dhe profesionalizmit. Ministri po i ul pa turp të gjitha kriteret dhe standardet për punonjësit e policisë, me qëllim që të krijojë një sistem për pushtimin e Ministrisë së Brendshme përmes xhelatëve të partisë”.
Tutje Kuzeska tha se këto ndryshime do të ulin kriteret e arsimit dhe përvojës për funksione kyçe. ndërsa hiqen kërkesat për përvojë menaxheriale për drejtuesit në MPB.
Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së
“Po shuhen Qendrat Rajonale për Kufirin, duke dobësuar kontrollin kufitar. Po planifikohet fshirja e të dhënave nga sistemet e policisë. Po rritet kufiri i moshës për punësim, duke përjashtuar profesionistët e rinj. Po fshihet neni 19, që lejon amnistinë e personave të dënuar brenda sistemit”
Kuzeska kërkoi tërheqjen e menjëhershme të këtyre ndryshimeve që, sipas saj, e shndërrojnë MPB-në në një milici partiake, nga ku shtoi se policia duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, e jo në shërbim të mafies partiake.
Anida Murati /SHENJA/