(VIDEO) LSDM synon ta fitojë Shkupin me Kaja Shukovën

Nënkryetarja e LSDM-së, njëherit edhe kandidate për kryetare në qytetin e Shkupit, ka shpalosur sot kandidaturën e saj dhe ka zbuluar planet dhe idetë e saj ndërsa e ka akuzuar VMRO-DPMNE-në se e ka sjellur vendin në këtë gjendje. Ajo është zotuar se do ta bëjë Shkupin një vend të sigurt për qytetarët.
KAJA SHUKOVA, KANDIDATE PËR SHKUPIN NGA LSDM
“Shkupi mund dhe duhet të jetë një qytet për njerëzit, i pastër, i rregullt, i rregulluar në trafik, i gjelbërt dhe i sigurt. Një qytet për të cilin do të krenohemi, i cili do të jetë shtëpia jonë, jo një treg interesash. Prandaj, përcaktimet e mia do të jenë: të pastroj Shkupin dhe të krijoj ndërmarrje funksionale për menaxhimin e mbeturinave, të bëj një plan konkret dhe të arrij rezultate për ajër të pastër dhe një mjedis të pastër”
Shkukova ka deklaruar prioritetet e saj të para janë fusha në të cilat ka shumë njohuri dhe përvojë. Ndërkohë, kreu i LSDM-së Venko Filipçe, ditën e djeshme publikoi emrat e rinj të 16 kandidatëve që do të garojnë për kryetar komunash, ndër to njoftoi edhe për kandidaturën e Kaja Shukovës.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/