(VIDEO) VLEN: I dhamë fund diskriminimit 40-vjeçar të medresesë “Isa Beu”

(VIDEO) VLEN: I dhamë fund diskriminimit 40-vjeçar të medresesë “Isa Beu”

VLEN njofton se nga ky shtator, Medreseja “Isa Beu” do të jetë zyrtarisht si shkollë e mesme e barabartë në sistemin arsimor të Maqedonisë së Veriut, pas më shumë se 40 vjetësh funksionimi jashtë kornizës ligjore. Sipas koalicionit shqiptar në pushtet theksohet se vendimi i Qeverisë për miratimin e Propozim Ligjit është rezultat i përkushtimit të VLEN-it për zgjidhje ligjore e jo politika ditore.

KOALICIONI VLEN

Ky hap i vonuar do t’i japë fund diskriminimit institucional dhe do t’u hapë rrugë të rinjve për të vazhduar studimet me diploma të njohura zyrtarisht. Nga takimet me përfaqësuesit e Medresesë dhe BFI-së, është theksuar entuziazmi dhe falënderimi për këtë vendim, i cili ka rikthyer besimin dhe interesimin për regjistrim në këtë institucion arsimor”

VLEN ka kritikuar atë që e ka quajtur si dëshirë të nënkryetarit të BDI-së Bujar Osmani, që projektligji të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese. “Sa për dijeninë tuaj, Ligji për shkollat fetare është hartuar në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, i cili u jep të drejtë bashkësive fetare të themelojnë shkolla”, theksohet në reagimin e VLEN-it. /SHENJA/

 

MARKETING