Zjarr i madh në Zhelinë, mbyllet rruga rajonale Shkup-Tetovë

Rruga rajonale Shkup–Tetovë është mbyllur plotësisht për qarkullim në të dy drejtimet, njofton LAMM (Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë).
Sipas autoriteteve, ndalimi është vendosur që nga ora 13:15 në segmentin nga mbikalimi i Dobarskës deri te pompa e karburantit “Xhezo Petrol”, për shkak të një zjarri që ka shpërthyer në afërsi të rrugës. Qarkullimi i automjeteve është devijuar përmes autostradës Tetovë–Shkup–Tetovë, në drejtim të fshatrave Grupçin dhe Zhelinë.
Zjarrfikësit janë në terren, ndërsa në afërsi të pikës së pagesës në Zhelinë, përballë fshatit Dëbërc, është përfshirë nga flakët edhe një pjesë e malit.
LAMM apelon te qytetarët që të shmangin këtë drejtim dhe të përdorin rrugë alternative deri në një njoftim të dytë.