QMK: Zjarre aktive në Zhelinë, Saraj, Vasilevë, Makedonski Brod, Prilep dhe Veles

QMK: Zjarre aktive në Zhelinë, Saraj, Vasilevë, Makedonski Brod, Prilep dhe Veles

Në 24 orët e fundit janë shuar gjithsej 30 zjarre, gjashtë janë aktive, ndërsa tre janë vënë nën kontroll. Morëm informacion për një zjarr të ri në komunën e Zhelinës, i cili po lëviz drejt Erebinës në Tetovë.

Urgjentisht ëhtë dërguar një ekip nga Brigada e Mbrojtjes nga Zjarri e Qytetit të Shkupit dhe ekipe të NJTZ të Tetovës ku tashmë po veprojnë për shuarjen e zjarrit, ndërsa së shpejti do të mbërrijnë dy automjete nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe një hermelinë.

Zjarre aktive:
• Komuna e Vasilevës – f. Nivichinë (pyll me shkurre të ulëta)
• Komuna e Brodit – f. Greshnicë (pyll i përzier dhe vegjetacion i ulët)
• Komuna e Prilepit – mes fshatrave Careviq dhe Smolanë (pyll i përzier dhe vegjetacion i ulët)
• Komuna e Velesit – afër fshatrave Xhidimircë – Krushje – Ivankocë (pyll i degraduar me shkurre të ulëta); për shkak të erës së fortë, zjarri është riaktivizuar me degë në disa drejtime
• Komuna e Sarajit – pranë Rruga Rrethore (bar i thatë)
• Komuna e Zhelinës – po përhapet drejt fshatit Erebinë të Tetovës (vegjetacion i thatë dhe shkurre)
🟠 Zjarre nën kontroll:
• Komuna e Dojranit – f. Nikoliç (pyll me shkurre të ulëta)
• Komuna e Demir Hisarit – Deponia e qytetit (deponi)
• Komuna e Brodit – mes fshatrave Cresnevë, Lokvicë dhe Krapë (pyll i degraduar me dushk, shkurre dhe vegjetacion të ulët)
🟢 Zjarre të shuara:
• Komuna e Ohrit – f. Leskoecë (djegie e një pleve)
• Komuna e Shtipit – f. Argullicë (vegjetacion i degraduar i ulët)
• Komuna e Likovës – f. Vishticë (pyll i degraduar)

MARKETING