(VIDEO) Tragjedia në Koçan, prindërit: Mickoski na tha të caktojmë çmim për fëmijët tanë

(VIDEO) Tragjedia në Koçan, prindërit: Mickoski na tha të caktojmë çmim për fëmijët tanë

U pritëm me një përshëndetje sipërfaqësore: ‘Përshëndetje, si jeni?-Fjalë që nuk mund ta përshkruajnë dhimbjen e një prindi që e ka humbur fëmijën”. Kështu e kanë nisur përshkrimin e takimit të tyre me kryeministrin Hristijan Mickoski familjarët e viktimave që humbën jetën në tragjedinë në Koçan.

Rreth 60 prindër dhe familjarë të viktimave, me kërkesën e tyre, ishin takuar me kryeministrin Mickoski, nga i cili shprehen se kanë ngelur të zhgënjyer dhe të poshtëruar.

Në atë takim, duke folur për kërkesën e dëmshpërblimit që u takon familjarëve, sipas tyre nga kryeministri u është thënë se kërkesa është e ngjajshme me atë të LSDM-së. “Kjo kërkesë është e njejtë me propozimin e LSDM-së, vetëm se ju nuk keni vendosur çmim. Caktojeni çmimin për fëmijët tuaj”, sipas familjarëve u është thënë nga Mickoski. Ky ishte momenti që sipas tyre, dhimbja kaloi padrejtësi të pastër, duke shtuar se këto fjalë do të jehojnë përgjithmonë në zemër si një vdekje tjetër – vdekja e dinjitetit.

Këto pretendime sipas Qeverisë janë të pa vërteta dhe janë devijim i qëllimshëm dhe një keqpërdorim i fatit tragjik.

Qeveria e RMV-së

Shtrembërim i diskutimit në ‘përshëndetje, si jeni’ dhe ‘sa kushton’ jo vetëm që nuk pasqyron diskutimin dhe qëllimin e vërtetë, por është edhe ofendues dhe përpiqet të hedhë një dritë krejtësisht të gabuar mbi qëllimet dhe veprimet e Qeverisë, duke i përcaktuar ato si thellësisht çnjerëzore, gjë që është e papërshtatshme dhe e pasaktë”.

Qeveria apelon të mos abuzohet me këto ngjarje dhe momente dhe të mos gjykohet bazuar në zemërim dhe tendencë, ndërsa shtojnë se Qeveria do të jetë gjithmonë aty për familjet.

Ky takim ishte mbajtur më 7 korrik në Qeveri. Ndërsa kërkesës për takim sipas familjarëve nuk i janë përgjigjur as presidentja dhe as kryetari i Kuvendit.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING