(VIDEO) Rasti Aditiv, akuzë për Dimitrovskën për rrjedhje të sekreteve shtetërore

(VIDEO) Rasti Aditiv, akuzë për Dimitrovskën për rrjedhje të sekreteve shtetërore

Edhe një propozim akuzë për kryetaren e Komisionti Shtetëror të Antikorrupsionit, nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Tatjana Dimitrovska, e cila është e akuzuar për zbulim të sekreteve shtetërore në rastin “Aditiv”, tani dyshohet se dikush tjetër e ka dhënë provimin për informacione të klasifikuara në vendin e saj.

Prokuroria Themelore Publike

Ajo gjithashtu akuzohet se për të marrë Certifikatë për Kalimin e Provimit, në gusht 2024, ajo i dërgoi të dhëna kompjuterike – regjistra për qasje në sistemin elektronik të trajnimit të Drejtorisë për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar të akuzuarit të tretë – auditor në Entin Shtetëror të Revizionit – përmes aplikacionit Viber nga telefoni i saj zyrtar. Ai hyri në pajisjen zyrtare elektronike të Entit Shtetëror të Auditimit nga adresa e tij e email-it dhe kaloi testin e informacionit të klasifikuar në emër të saj dhe për llogari të saj”.

Ndërkohë, Porkuroria ka bërë me dije se kanë thelluar hetimet ndaj rastit “Aditiv”. Aktakuza përfshin funksionarë të lartë, zyrtarë publikë dhe bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët dyshohet se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe sistemet shtetërore për përfitime të paligjshme.

Prokuroria Themelore Publike

Ajo përmes telefonit të saj zyrtar dhe aplikacioneve Viber dhe Ëhats App ka ndarë informacione mbi procedurat e filluara, mbi hapjen e rasteve kundër personave juridikë dhe individëve tani të akuzuar në rastin ‘Aditiv’, shënime zyrtare mbi hapjen e një rasti dhe caktimin e një anëtari të KShPK-së, vendime mbi të njëjtën, si dhe të dhëna mbi inspektimin e pronës së të akuzuarit dhe familjes së tij”.

Prokuroria informoi se me veprimet e saj, ajo zbuloi informacione që konsiderohen sekret zyrtar dhe sipas ligjit zbulimi i tyre mund të ketë pasoja të dëmshme si për shërbimin ashtu edhe për procedurat e Prokurorisë së Ndjekjes së Krimit dhe Korrupsionit.

Për auditorin e akuzuar i cili e dha provimin në emër të kryetares së Komisionit Antikorrupsion janë propozuar masa paraprake – sekuestrim i përkohshëm i dokumentit të udhëtimit dhe ndalesë për t’u afruar ose për të vendosur, pra për të mbajtur kontakte me kryetaren Dimitrovska.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING