(VIDEO) Mosmarrëveshjet me Bullgarinë, RMV propozon që të dorëzohet rezolutë të përbashkët në PE

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski, njëherit edhe nënkryetar i Kuvendit, ka lëshuar një porosi për Qeverinë bullgare, kësaj rradhe nga selia e VMRO-DPMNE-së.
Thotë se nëse integrimi i RMV-së në BE varet vetëm nga futja e bullgarëve në Kushtetutë dhe nëse këtë e konfirmon Bullgaria, dy vendet sipas tij në Parlamentin Europian duhet të dorëzojnë rezolutë të përbashkët përmes të cilës do të dëshmohet vet-rëndësia e identitetit dhe gjuhës maqedonase.
ANTONIO MILLOSHOVSKI, DEPUTET I VMRO-DPMNE-së
“Kryeministri Mickoski këtë thirrje të hapur ia bëri presidentitbBullgar, Rumen Radev dhe Qeverisë së tyre. Nëse pengesë për integrimet e RMV-së është vetëm përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë, atëher nuk do të duhej të ishte kurfarë problemi që bashkë me fqinjt bullgar të dorëzojmë rezolutë përmes të cilës do të garantohej veçantia e identitetit dhe gjuhës maqedonase, në të njëjtën kohë, kjo do ta rrisë edhe besimin mes dy vendeve”.
Milloshovski tha se vendi është i gatshëm që rezolutën ta dorëzojë menjëherë, pa humbur kohë.
Ideja e VMRO-DPMNE-së për rezolutë të përbashkët në të cilën garantohet identiteti dhe gjuha maqedonase vjen pasi në Parlamentin Europian, me kërkesë të euro-deputetëve bullgar miratoi Raportin për progresin e RMV-së, ku u hoqën referencat e gjuhës dhe identitetit maqedonas.
Mevludin Imeri /SHENJA/