(VIDEO) Tekstet shkollore, Janevska: Nga shtatori do të ketë libra të gjuhëve të huaja

(VIDEO) Tekstet shkollore, Janevska: Nga shtatori do të ketë libra të gjuhëve të huaja

Këto janë librat e gjuhës angleze të cilat do të përdoren, le ti sheh opinion”. Kështu tha sot ministrhja e arsimit Vesna Janeva duke informuar se nga shtatori nxënësitdo ti kenë librat e gjuhëve të huaja.

VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS

Janë marrë vendime për gjuhën Angleze, për gjuhën Gjermane, deri të premten do të kemi për gjuhën Frënge, gjuhën Italiane dhe të gjithë gjuhët e mbetura. Këto janë librat e gjuhës angleze të cilat do të përdoren, le ti sheh opinion. Pas shumë vitesh munges librash, këtu i kemi edhe të gjuhës gjermane nga klasa e parë deri në të nëntën, të gjitha këto janë akredituar dhe do të jenë në shfrytëzim.

Ajo u shpreh e bindur se të njëjtat do të jenë në përdorim nga dita e parë e mësimit.

Ndryshe, ndër vite ka pasur kritika për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për shkak të mungesës së teksteve shkollore. Kritikat në të shumtën e rasteve kanë ardhur nga prindërit po edhe punonjësit e arsimit të cilët në mungesë të teksteve origjinale, janë detyruar të përdorin materiale ndihmëse të fotokopjuara gjatë tërë vitit për të sqaruar sa më lehtë lëndën të cilën e kanë ligjeruar.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING