(VIDEO) Temperaturat e larta, Rexhepi: Me 6 ekipe vështirë të mbulohen të gjitha rastet

Ndihma e Shpejtë mbetet një nga hallkat më të rëndësishme në sistemin e reagimit emergjent, veçanërisht gjatë periudhave kur rreziqet për shëndetin publik shtohen. Në ç’do ndërrim, ekipet mjekësore përballen me situata të paparashikueshme – nga rastet urgjente në trafik, te komplikimet shëndetësore që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme. Ndaj dhe për të kuptuar më shumë rreth gatishmërisë së tyre dhe mënyrës se si menaxhohen situatat e jashtëzakonshme, biseduam me përgjegjësin e ndërrimit në Ndihmën e Shpejtë, në poliklinikën në Bukuresht, Rihad Rexhepi, i cili tha se ndihma e shpejtë është e përgaditur për raste të tilla dhe madje angazhohet enkas edhe personeli nga shtëpia për situata të jashtëzakonshme.
RIHAD REXHEPI, PËRGJEGJËS NDRIMI NË NDIHMËN E SHPEJTË
“Në ditë në një ndërim kemi 6 ekipe të ndihmës së shpejtë, mirëpo kur ka ndonjë situatë të jashtëzakonshme ekipohemi edhe ekipet që janë në shtëpi dmth që të dalin në ndihma atyre ekipeve që janë për momentin në teren, siç ishte p.sh. zjarri në Koçani dhe ditët e fundit që është alarmante të themi gjendja me zjarret në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.
Rexhepi sqaroi se të dielën në mbrëmje, për shka të zjarrit në Zllokuqan kanë dëruar ekip, i cili ka bërë 50 kontrolle të banorëve të lagjes”.
Ndëkaq ai theksoi se përveç linjës 194, në linjën 112 janë në koordinim edhe me njësitë e tjera si zjarrfikësit dhe policinë pasiqë në atë linjë informohen të gjithë operatorët ndaj dhe mund të rreagojnë të tre njësitë në të njejtën kohë. Me rritjen e temperaturave ai thotë se po ashtu është shtuar edhe numri i thirjeve në ndihmën e shpejtë, nga ku përkrah gaditshmërisë së tyre për të ofruar ndihmë ai potencon se është numri i vogël i ekipeve për të mbuluar të gjitha rastet emergjente dhe vlerëson se duhet të ketë më tepër trajnime dhe personel për tu përforcuar.
RIHAD REXHEPI, PËRGJEGJËS NDRIMI NË NDIHMËN E SHPEJTË
“E dini kemi temperatura shumë të larta dhe është shtuar si numri i thirjeve po ashtu edhe intervenimeve. \Qyteti i Shkupit mbi 800 mijë banorë edhe me 6 ekipe të mbulohen të gjitha rastet është pak e vështirë, prandaj ne mundohemi që përmes linjave të telefonike, t’i menaxhojmë me këshilla edhe ato rastet që i cilësojmë si më të rënësishme d.m.th. më urgjente dërgojmë ekip. Mund të themi se mungojnë trajnimet specifike për raste të jashtëzakonshme, duhet të ketë më tepër trajnime që të ballafaqohemi më lehtë me raste të tilla edhe duhet më tepër personel dmth kuadër më shumë të përforcohemi me ekipe”.
Tutje ai thotë se është me rëndësi që të jepet ndihma e parë para se të kërkohet ndihma e shpejtë, pasiqë jo ç’do rast ka nevojë për intervenim të ndihmës së shpejtë. Ditët e fundit ai thotë që qytetarët më shumë po ankohen për lodhje, kokëdhimbje, dhe marramendje për shkak të variacioneve të tensionit, si dhe humbje të vetëdijes në vende publike.
Anida Murati /SHENJA/