Prokuroria Publike: Dy të dyshuar për dhunën ndaj kryetares Arsovska

Prokuroria Publike: Dy të dyshuar për dhunën ndaj kryetares Arsovska

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë kundër dy personave për veprën penale “dhunë”. I dyshuari i parë dje është kërcënuar edhe fizikisht e ka sulmiuar kryetaren e Shkupit, e cila së bashku me të punonjësit në shërbimet e qytetit, me denoncim paraprak, kanë dalë që të kryejnë mbikëqyrje të jashtëzakonshme në një objekt ilegal në ndërtim në rrugën “Sevastopollska”.

Ai, siç thekson, është prezantuar si pronar i objektit në ndërtim, kështu ka filluar da ofendojë rëndë, ta kërcënojë, pas së cilës edhe e ka sulmuar fizikisht.

“Kur kanë reaguar punonjësit e tjerë në shërbimet e qytetit dhe pjesëtarët e MPB-së dhe e kanë largiar të dyshuarin e parë, me kërcënime ka vazhduar edhe i dyshuari i dytë. Me aktin e dhunës dy të dyshuarit në opinion dhe tek të pranishmit e tjerë kanë shkaktuar ndjesi të pasigurisë, rrezikim dhe frikë”, qëndron në kumtesën e Prokurorisë Publike.

Prokurori publik i paraqiti propozim gjykatësit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale në Shkup që të dyshuarit të parë t’i shqiptohet masa e paraburgimit, para së gjithash për shkak të rrezikut që ai ta përsërisë, përkatësisht ta kryejë veprën penale me të cilën është kërcënuar, por edhe për shkak të rrezikut nga arratisja.

Për të dyshuarin e dytë janë propozuar masa paraprake, të cilat përfshijnë ndalimin e afrimit dhe vendosjes së kontaktit me kryetarin e komunës dhe palët e tjera të dëmtuara, ndalimin e largimit nga banesa ose vendi i banimit, konfiskimin e dokumentit të udhëtimit dhe paraqitjen e herëpashershme te një zyrtar i caktuar në gjykatë. 

MARKETING