Me numrin 20, Mbappe ia kushtoi golin fitues Diogo Jotas

Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, shënoi golin fitues dramatik në fund të ndeshjes së mbrëmshme të Kupës së Botës për Klube kundër Borussia Dortmund dhe ia dedikoi Diogo Jotas.
Mbappe shfaqi numrin 20 me gishtat e tij pasi shënoi për Real Madridin mbrëmë, duke iu referuar numrit të Jotës.
Liverpooli dhe bota e futbollit në përgjithësi janë tronditur këtë javë pasi Jota dhe vëllai i tij Andre humbën jetën tragjikisht në një aksident me makinë.
Homazhet kanë qenë të shumta, ndërsa një numër lojtarësh të Liverpoolit dhe Portugalisë morën pjesë në funeralin e Jotës dje.