Një makinë me targa të Maqedonisë është rrokullisur në Serbi, ka të vdekur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë Horgoshit, afër kufirit serbo-hungarez, raportojnë mediat serbe.
Sipas informacioneve, një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë në një aksident që ka ndodhur rreth orës 05:15 të mëngjesit në autostradë, në drejtim të Horgoshit.
Mediat raportojnë se drejtuesi i një automjeti “Kia” me targa të Maqedonisë ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka dalë nga rruga, duke u përmbysur.
Drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Suboticë, ndërsa pasagjeri ka ndërruar jetë në vendngjarje.