Besir Ramadani transferohet te Tikveshi

Besir Ramadani transferohet te Tikveshi

Mbrojtësi shkupjan Besir Ramadani është rikthyer të luaj në futbollin vendor dhe sezonin e ri do të jetë pjesë e skuadrës së Tikveshit. Pas mbylljes së aventurës në Superligën e Kosovës me ekipin e Gjilanit, Ramadani ka gjetur gjuhë të përbashkët me drejtuesit e Tikveshit dhe ka firmosur një kontratë. Ramadani më herët ka luajtur edhe për Prishtinën në futbollin kosovar, teksa në Maqedoni ka qenë pjesë e skuadrave si Struga, Gostivari e Shkupi. Kujtojmë se Tikveshi sot ka prezantuar edhe sponsorin e ri gjerman, ku kanë paralajmëruar përforcime të forta për sezonin e ri garues.

MARKETING