Izraelitët që uzurpojnë tokat palestineze djegin pikën e “sigurisë” izraelite në Bregun Perëndimor

Izraelitët që uzurpojnë tokat palestineze djegin pikën e “sigurisë” izraelite në Bregun Perëndimor

Izraelitët që uzurpojnë tokat palestineze i kanë vënë flakën një pike “sigurie” të ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, në të cilën thuhet se ndodheshin pajisje me vlerë rreth 1 milion dollarë, transmeton Anadolu.

MARKETING

Në deklaratën e ushtrisë izraelite thuhet se një grup “i vuri flakën dhe dëmtoi një objekt në zonën e Brigadës Benyamin në të cilën ndodheshin sisteme që ndihmojnë në parandalimin e sulmeve dhe ofrojnë siguri” gjatë natës.

Gjithashtu në deklaratë u dënua sulmi ndaj pikës “së sigurisë” të ushtrisë izraelite. Në fotot e shpërndara të pikës “së sigurisë”, e cila i ngjan një kabine, shihet se janë djegur pajisjet elektrike.

Sipas mediave izraelite, sulmi ndaj pikës ushtarake në Bregun Perëndimor të pushtuar u krye nga izraelitë që kanë uzurpuar toka palestineze dhe se në pikën ushtarake ndodheshin pajisje sigurie me vlerë rreth 1 milion dollarë.

Izraelitët që uzurpojnë tokat palestineze zhvilluan demonstrata të dhunshme, pasi ushtarët izraelitë plagosën një fëmijë hebre “duke menduar se ishte palestinez”.

Izraelitët fanatikë u përpoqën të sulmojnë edhe një postë të ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor.

MARKETING