(VIDEO) Andonovski paralajmëroi regjistrimi digjital në vitin 2026

(VIDEO) Andonovski paralajmëroi regjistrimi digjital në vitin 2026

Ministria e Transformimit Digjital është e gatshme për të zbatuar regjistrim digjital në vitin 2026-të.  Kështu ka deklaruar mbrëmë për TV Sitel ministri Stefan Andonovski i cili për më tepër ka thënë se regjistrimi digjital është vendosur edhe në program të Qeverisë.

MARKETING

Sinkron: STEFAN ANDONOVSKI, MINISTËR I TRANSFORMIMIT DIGJITAL

“Kemi kapacitet për realizim të regjistrimit digjital. Këtë e di shumë mirë kryeministri prandaj edhe në programin e Qeverisë ne e kemi vendosur regjistrim digjital të popullsisë në vitin 2026-të. Duke qenë të vetëdijshëm për mangësitë e regjistrimit që është zbatuar tek ne për të cilin edhe kemi alarmuar, ne thamë se i njëjti është patjetër të revidohet sepse edhe atëherë kemi vlerësuar se metodologjia nuk ka qenë e mirë”.

Andonovski shkoi edhe një hap më tutje duke thënë se për të realizar një proces të tillë në Qeveri, janë formuar edhe grupet e punës që përbëhen nga anëtarë të Kuvendit, Entit Shtetëror të Statistikave dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

STEFAN ANDONOVSKI – MINISTËR I TRANSFORMIMIT DIGJITAL

“Ne si ministri jemi të detyruar me vendim të Qeverisë të formojmë një grup pune të gjerë, në të cilën do të bëjnë pjesë Kuvendi dhe Enti Shtetërorë i Statistikave, Ministria e Punëve të Brendshme dhe institucione tjera, për diskutim se cilat janë kushtet që duhet përmbushen që të kemi regjistrim digjital. Ne e thamë 2026-tën sepse vlerësojmë se atëherë do të jemi gati. A do të vendos politika që atë ta bëjmë në vitin 2026 apo ta bëjmë të rregullt në vitin 2031, ne patjetër të jemi gati si institucion”.

Për regjistrimin e popullsisë dhe shkeljet së fundi janë përplasur ashpër partitë politike shqiptare. VLEN thotë se BDI-ja e ka shitur regjistrimin kurse BDI-ja thotë se akuzat e VLEN janë vetëm një fushatë për anulimin e regjistrimit të popullsisë të realizar me sukses në vitin 2021. Sipas integristëve, regjistrimi ishte i suksesshëm dhe qëllimi i Qeverisë aktuale është ulja e numrit të shqiptarëve.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING