(VIDEO) Aziri pyet kush është Liza te Ligji i përfaqësimit të drejtë

Deputeti i Frontit Evropian Elmi Aziri kërkon Lizën, pasi thotë se po jetojmë në “Botën e Çudirave”. Duke ironizuar situatën me Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuad, Aziri në seancën për pyetje deputetësh në Kuvend, hodhi një lum kritikash për ligjin në fjalë. Sipas tij, me aq sa ka arritur të shoh, ky ligj ka mungesë të garancës për zbatimin efektiv të saj, ka mungesë të garancisë të përfaqësisë etnike, mungesë të mekanizmave mbrojtës dhe detyrues, mungesë të sanksioneve për respektimin e tij dhe ka një tentativë për ta zvarritur në pafundësi në formën e trupave koordinues dhe të komisioneve.
MARKETING
Elmi Aziri, deputet i Frontit Evropian
“Ne me të vërtetë jetojmë në ‘Botën e Çudirave’, por kësaj here nuk e dimë se kush është Liza. Si duket kësaj radhe Liza është propozuesi i atij Ligji. Pse po e them kështu? Për shkak se ky propozim paraqet një tendencë për sofistikim, një tendencë për manipulim dhe paraqet një tendencë për mbylljen e syve të opinionit, ndaj një tendence që Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuad ta shëndërrojmë në ligj për mospërfaqësim të drejtë dhe adekuad”.
Duke ju përgjigjur deputetit Aziri, ministri i Administratës Publike Goran Minçev, shprehet se nuk është në rregull që prej tani të thuhet se ligji nuk do të përdoret.
Goran Minçev, ministër i Administratës Publike
“Unë si ministër që në konferencën e parë kam thënë se ligji do të repsektohet sepse e shoh që ky është qëllimi juaj. Më duhet të ju kthej pas, në vitin 2023, në sancë qeverie, partner juaj i koalicionit, BDI ka qëndrim se balancuesi si mjet për përfaqësim të drejtë të bashkësive etnike, është keqpërdorur dhe tashmë është me afat të skaduar, që do të thotë se duhet të gjendet zgjidhej e re”.
Të martën Ligji për Përfaqësim të drejtë u miratua në qeveri, pas çka u njoftua se Ligji tani shkon në Komisionin e Venedikut.
Emine Ismaili /SHENJA/