(VIDEO) Trëndafilat e Çamërisë, letër proteste ambasadës greke, kërkohet drejtësi për Çamërinë!

(VIDEO) Trëndafilat e Çamërisë, letër proteste ambasadës greke, kërkohet drejtësi për Çamërinë!

Në kuadër të aktiviteteve të Trëndafilave të Çamërisë sot Ambasadës Greke iu dorëzua  një letër protestuese kundrejt shtetit grek. Përmes kësaj letre, organizatorët kërkojnë drejtësi për krimet e vitit 1944, kur mijëra shqiptarë të Çamërisë u masakruan dhe u dëbuan nga trojet e tyre nga ushtria greke.

MARKETING

Në këtë reagim zyrtar theksohet se Greqia vazhdon të mbajë padrejtësisht pronat e shqiptarëve të Çamërisë. Çamëve u mohohet edhe sot e drejta të vizitojnë shtëpitë dhe varret e familjarëve të tyre. Ndaj dhe përmes kësaj letre, kërkohet që Greqia të heqë Ligjin e Luftës me Shqipërinë dhe të hapë rrugë për një zgjidhje të drejtë.

Abdulla Berisha, anëtar i shoqatës kulturore Vizioni M

“Kjo letër prej që organizohet Java Çame në Shkup, ka 5 vite me rradhë dorëzohet pranë ambasadës, ndonjëherë dorëzohet në mënyrë më masive por ç’doher e kemi pasur këtë, përcjelljen e organeve policore, praninë e tyre të shtuar këtu, kemi vendosur që këtë vit të jemi më pak në numër dhe më simbolike. Nuk është se letra ka ndonjë efekt të madh, ndonjëher ka rastisur që dhe nuk kanë pranuar faktikisht letrën me arsyen se Ambasada është e mbyllur e kështu me radhë”.

Berisha sqaroi se  letra  është një thirje paqësore për zgjidhje paqësore të çështjes Çame, për kthimin e pronave të tyre, për anulimin e ligjit të luftës nga ana e Greqisë, në suaza të të drejtave ndërkombëtare dhe europiane .

Aktiviteti Trëndafili I Çamërisë nisi më 21 qershor dhe do të përfundojnë të premten më 27 qershor me një vizitë tek varrezat në Kllogjen të Shqipërisë.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING