(VIDEO) Temperaturat arritën 41 gradë, ISHP me rekomandime

Me paraqitjen e temperaturave shumë të larta autoritetet vendore kanë rekomanduar kujdes dhe mbrojtje nga i nxehti sidomos për kategoritë më të rrezikuara. Ndalimi i punës gjatë periudhës kritike nga ora 11:00 deri në orën 17:00 për punëtorët e ekspozuar në ambiente të jashtme, puna në distancë, punë në dy ndërrime aty ku është e mundur, përjashtimi nga detyrimet e punës për gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç, këto janë vetëm disa nga rekomandimet për shkak të valës së të nxehtit që ka kapluar vendin. Instituti i Shëndetit Publik këtë mëngjes publikoi rekomandimet për mbrojtjen e këtyre kategorive.
MARKETING
INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK
“Të moshuarit këshillohen të shmangin ekspozimin në diell dhe punën në natyrë midis orës 11:00 dhe 17:00. Vishni rroba pambuku të lehta me ngjyra të hapura, syze dielli mbrojtëse dhe kapelë mbrojtëse. Pini më shumë ujë se zakonisht dhe mos prisni derisa të ndjeni etje. Shmangni pijet alkoolike, si dhe ato që përmbajnë kafeinë, dhe pijet jashtëzakonisht të ftohta”.
Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike temperaturat gjatë ditës së sotme do të arrijnë deri në 41 gradë Celsius.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/