Sela: Fronti Evropian nuk do ta mbështesë Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat

Deputeti i Frontit Evropian Ziadin Sela, sot në konferencë për shtyp tha se opozita nuk do ta përkrah Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i cili dje u miratua nga Qeveria.
MARKETING
Sela tha se Qeveria nuk është transparente dhe se ligji nuk mund të gjendet askund. Ai gjithashtu i ftoi përfaqësuesit e shqiptarëve në Qeveri, që të mos jenë vetëm dekor dhe t’i japin legjitimitet këtij ligji, i cili sipas tij, nuk është ligj por këndvështrim i VMRO-DPMNE-së.
“Teatrin që pamë dje, që u miratua ligji, ndërkohë që ligji s’është askund. Askush nuk e ka kopje të ligjit. Qytetarët nuk e gjejnë në faqen e qeverisë e të shpallur askund. Kjo është mungesë transparence dhe nuk është në të mirë të qytetarit. Nga 15 nene që ka ligji, nuk është bërë gjë tjetër vetëm se është rregulluar me ligj keqpërdorimi që i bëhej Balancuesit. Deklaratat që punësimi do të rregullohet me letërnjoftime është rrenë e madhe.