Paralajmërim për temperatura të larta, Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes

Ministria e Shëndetësisë njofton aktivizimin e Fazës 3 të Planit Aksional për valët e të nxehtit. Kjo fazë parashikon temperatura jashtëzakonisht të larta që rrezikojnë shëndetin e popullatës, veçanërisht grupet më të ndjeshme si personat mbi 60 vjeç, gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël.
MARKETING
Qytetarët këshillohen të qëndrojnë në ambiente të freskëta gjatë pjesës më të nxehtë të ditës, të pinë shumë lëngje dhe të shmangin alkoolin. Punëdhënësit duhet të riorganizojnë oraret për punëtorët e ekspozuar ndaj nxehtësisë, duke ofruar kushte të përshtatshme ose punë në distancë.
Institucionet shëndetësore dhe arsimore duhet të zbatojnë protokollet për situata krizash, ndërsa Kryqi i Kuq dhe komunat do të intensifikojnë ndihmën për të moshuarit dhe personat në nevojë.