Senatori Sanders: Kryeministri izraelit “nuk është president i SHBA-së”

Senatori Bernie Sanders ka kritikuar ndikimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në politikën e jashtme të SHBA-së, duke paralajmëruar vazhdimisht se Washingtoni nuk duhet të përfshihet në një luftë të mundshme me Iranin, transmeton Anadolu.
MARKETING
“Netanyahu nuk është president i SHBA-së. Ai nuk duhet të përcaktojë politikën e jashtme dhe ushtarake të SHBA-së. Nëse populli i Izraelit mbështet vendimin e tij për të filluar një luftë me Iranin, kjo është puna e tyre dhe lufta e tyre. SHBA-ja nuk duhet të jetë pjesë e saj”, shkroi Sanders në platformën sociale X.
Të hënën, Sanders paraqiti legjislacionin për të ndaluar përdorimin e fondeve federale për veprime ushtarake amerikane kundër Iranit pa autorizim të qartë nga Kongresi Amerikan.
“Akti pa luftë kundër Iranit” përmban një përjashtim për vetëmbrojtje, siç përcaktohet në Aktin e fuqive të luftës dhe ligjin përkatës të SHBA-së.
Senatorët Peter Welch, Elizabeth Warren, Jeff Merkley, Chris Van Hollen, Ed Markey, Tammy Baldwin dhe Tina Smith iu bashkuan senatorit Sanders në legjislacion.
Presidenti Donald Trump vazhdoi ta mbajë derën hapur që SHBA-ja t’i bashkohet sulmeve të Izraelit kundër Iranit, duke theksuar se durimi i tij me Teheranin tashmë ka mbaruar”.
“Kjo është arsyeja pse po bëjmë atë që po bëjmë”, shtoi ai.