ESHR: Agjencia për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit me sfida serioze në realizimin e kompetencave ligjore për zhvillimin e turizmit

Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) në revizion të punës financiare dhe harmonizimit të Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit për vitin 2023 përcaktoi dobësitë dhe mospërputhjet që tregojnë nevojën për të përmirësuar menaxhimin financiar, për të forcuar kontrollet dhe për të respektuar tërësisht rregullativën ligjore.
MARKETING
Siç njoftoi sot ESHR, gjatë vitit 2023, Agjencia ka realizuar gjithsej 80.379 denarë për subvencionimin e qarkullimit të organizuar turistik, promovimin dhe avancimin e turizmit, duke përfshirë pjesëmarrjen në panaire ndërkombëtare të turizmit, zbatimin e fushatave mediatike në tregjet e huaja, funksionimin e APMT, etj. Analiza e realizimir të Programit të Promovimit dhe Mbështetjes së Turizmit të APMT për vitin 2023, sipas ESHR-së, tregon shpërndarje të pabarabartë dhe realizim të mjeteve sipas komponentëve të programit, respektivisht reduktim të mjeteve për funksionet kryesore të Agjencisë – promovim dhe mbështetje të turizmit, në kurriz të rritjes së konsiderueshme të mjeteve për subvencionimin e qarkullimit të huaj turistik. Kjo disbalancë, veçanërisht në fushën e aktiviteteve të marketingut, theksojnë revizorër, ndikon negativisht në vizibilitetin ndërkombëtar të vendit si destinacion turistik dhe kufizon mundësinë e rritjes së qarkullimit turistik dhe hyrjeve të hyrjes devizore.
Nga mjetet e planifikuara për vitin 2023, subvencionimi i qarkullimit të organizuar turistik u realizua me 99,94 për qind, aktivitetet promovuese u realizuan me 86,41 për qind, ndërsa aktivitetet për mbështetjen e turizmit u realizuan nga 9,96 për qind.
Me revizionin e zbatuar është konstatuar edhe se nuk janë ndërmarrë aktivitete të mjaftueshme për nxitjen e zhvillimit të balancuar turistik, veçanërisht në rajonet e pazhvilluara turistike. Përveç kësaj, qëndron në kumtesën, mungon analiza e potencialeve të tregut vendor të turizmit, nuk është krijuar ende sistem unik informatik turistik, ndërsa bashkëpunimi me njësitë e vetëqeverisjes lokale është i kufizuar dhe jo i koordinuar sa duhet.
Ndonëse ekzistojnë disa dokumente strategjike në nivele të ndryshme institucionale, revizioni tregon gjithashtu koordinim të dobët të ndërsjellë, i cili çon në përputhje të aktiviteteve, qasje të fragmentuar dhe përdorim jo mjaftueshëm efikas i potencialeve turistike në shtet. Janë përcaktuar dobësitë në implementimin e kompetencave të APMT-së nga Ligji për shtigjet malore, me të cilin rregullohen kushtet për përdorimin, mirëmbajtjen dhe kategorizimin e tyre. APMT ka kompetenca të shumta, duke përfshirë edhe propozimin e Rrjetit Kombëtar të shtigjeve dhe mbajtjen e regjistrit. Janë iniciuar aktivitete për vendosjen e këtij rrjeti dhe është dorëzuar propozim në institucionet kompetente, disa prej të cilave kanë dhënë mendim pozitiv, ndërsa të tjerët nuk kanë dorëzuar përgjigje ose janë doërzuar vërejtje. Për shkak të procedurës së papërfunduar dhe mungesës së elaborateve, detyrimet e APMT-së nuk janë realizuar. Në vitin 2021, MMJPH ka filluar procedurën për ndryshimin e Ligjit, por deri më tani nuk është arritur zgjidhje konkrete.
Revizorët kanë konstatuar edhe se APMT ka miratuar vetëm tre vendime për themelimin e zonave zhvillimore turistike, në përputhje me kompetencat e përcaktuara me Ligjin për Zonat Zhvillimore Turistike nga viti 2012. Për njërin (në Dojran) është bërë shpallje për ankand publik për shpronësim toke, por për shkak të ofertave të padorëzuara, nuk është realizuar procedura e shpronësimit.
– Saraj – Liqeni Treska Komisioni për zbatimin e procedurës së ankandit publik është përballur me pengesa ligjore dhe administrative, ndërsa Qeveria nuk ka dhënë udhëzime të mëtejshme për veprim. Mungesa e mjeteve financiare dhe burimeve njerëzore pengon APMT-në në përmbushjen e kompetencave të saj, duke vënë në pikëpyetje realizimin e qëllimeve të ligjit – zhvillimin e turizmit, rritjen e konkurrueshmërisë dhe punësimit. Me Ligjin për autokampet rregullon themelimin, përdorimin dhe menaxhimin e kampeve të automjeteve, me qëllim zhvillimin e turizmit duke tërhequr investime vendore dhe të huaja. Kompetencat për themelimin, zhvillimin dhe monitorimin e autokampeve dhe mbikëqyrjen e zbatimit të dispozitave ligjore i janë dhënë APMT-së. Qeveria miratoi dy vendime për themelimin e autokampeve – në Komunën e Velesit dhe Komunën e Petrovecit. Për Velesin është përgatitur dokumentacion urbanistik, por nuk është iniciuar procedurë për shpronësimin e tokës, derisa për Petrovec, dokumentacioni i njëjtë është në përgatitje, tregon raporti.
ESHR bën të ditur edhe se APMT përballet me probleme në implementimin e ligjit, veçanërisht në lidhje me harmonizimin me Ligjit për tokën ndërtimore, përcaktimin e kompetencave, procedurën e ankandit publik dhe kategorizimin e autokampeve. Në bazë të kësaj, Qeveria ka miratuar informacionin e dorëzuar nga APMT dhe ka angazhuar Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve për të formuar grup pune për ndryshimin e ligjit, por, sipas revizorëve, deri më tani nuk janë ndërmarrë aktivitete konkrete. Këto kushte pengojnë përmbushjen e qëllimit të ligjit – zhvillimin e turizmit përmes autokampeve.
Nga revizioni është përcaktuar se APMT nuk është në gjendje të përdorë mjetet në dispozicion të saj në llogari, të alokuara nga Ligji për Lojërat e Fatit dhe Lojërat për Argëtim, ndërsa arsyeja është buxhet i paaprovuar nga MF-ja. Në përputhje me Ligjin për Lojërat e Fatit dhe Lojërat Argëtuese, çdo vit deri më 31 janar në llogari të APMT-së, në kuadër të Lologarrisë së thesarit shpërndahen mjete në shumën 7 për qind të mjeteve të paguara nga taksat e veçanta nga lojërat e fatit. Ndonëse saldoja e APMT-së i llogarisë themelore buxhetore (631) më 31.12.2023 arriti në 320.686 denarë, me cirkularin buxhetore për vitin 2023 60.000 denarë të kërkuar, vetëm 40.500 denarë janë aprovuar nga MF-ja. Ato janë realizuar për subvencionimin e qarkullimit të huaj turistik, ndërsa detyrimeve të tjera të papaguara në vlerë prej 7.792 denarë. Për shkak të buxheti të paaprovuar nga Ministria e Financave, APMT nuk është në gjendje të përdorë mjetet që i ka në dispozicion në llogari, të ndara me Ligjin për Lojërat e Fatit dhe Lojërat për Argëtim, qëndron në raportin.
Për të lehtësuar monitorimin dhe kontrollin nga personat përgjegjës për kontrollin dhe nënshkrimin e dokumentacionit, si dhe ruajtjen e dokumentacionit, revizioni vë në dukje nevojën për vendosjen e digjitalizimit të procedurës së subvencionimit.
Në kuadër të projektit “ABOVE”, me buxhet të përgjithshëm prej 167.803 euro (85 për qind financim i BE-së, 15 për qind bashkëfinancim kombëtar), revizioni konstatoi se APMT-ja nuk ka siguruar dokumentacion dhe mjete me kohë për pagesën e të gjitha faturave para afatit nga përfundimi i projektit (31.12.2023), prandaj nuk janë tërhequr të gjitha mjetet e BE-së, e detyrimet e mbetura në vlerë prej 5.888 denarë do të duhet të shlyhen nga buxheti i saj, gjë që do të ndikojë negativisht në gjendjen financiare të APMT-së.
“Në vitin 2023, APMT-ja regjistroi detyrime në vlerë prej 1.830 denarë në bazë të marrëveshjes për transmetim mediatik në kuadër të projektit “ABOVE”, për të cilën, siç tha, nuk është siguruar dokumentacion përkatës mbështetës. APMT-ja ka lidhur kontratë për prokurim publik në vlerë 1.230 denarë për promovim intensiv të potencialit turistik në kuadër të projektit “ABOVE”, me qëllim të informimit të së paku 50.000 turistëve potencialë përmes Google Ads, YouTube, LinkedIn, Twitter dhe Facebook. Revizioni ka përcaktuar devijim nga detyrimet kontraktuale dhe mosrespektim të procedurave të prokurimit publik. Revizioni zbuloi edhe se ndonëse është përcaktuar aplikacion për telefona të mençur dhe ueb faqe zyrtare në kuadër të projektit të bashkëpunimit ndërkufitar, por nuk janë në funksion pas skadimit të periudhës së mirëmbajtjes (12, përkatësisht 18 muaj). APMT nuk ka ndërmarrë aktivitete për mirëmbajtjen e tyre të mëtejshme, megjithëse sipas kontratës, relevanca e dokumentacionit të projektit duhet të jetë i disponueshëm të paktën deri në fund të vitit 2026. Kjo situatë, bën të ditur ESHR-ja vë në pikëpyetje parimin e qëndrueshmërisë dhe përmbushjes së detyrimeve kontraktuese.
Përveç kësaj, qëndron në informacionin, janë konstatuar dobësi në funksionimin financiar, menaxhimin dhe kontrollin, të cilat tregojnë nevojën për përmirësim urgjent të proceseve të brendshme dhe sistemit të kontrolleve të brendshme. Mospërputhja e gjendjes kontabiliste, mungesa e evidencave dhe procedurave kryesore, zbatimi jokonsekuent i rregulloreve dhe mosfunksionimi i Këshillit në bartjen e dokumenteve programore.