VLEN: Rritje e ndjeshme e përfaqësimit shqiptar në sektorin energjetik!

Nga koalicioni VLEN, në një komunikatë për media, kanë deklaruar se ata po ndërtojnë një realitet të ri, ku, sipas tyre, përkatësia etnike nuk është pengesë, por pasuri e barabartë në ndarjen e mundësive.
“Shoqëria Aksionare për Ushtrimin e Veprimtarisë Energjetike NOMAGAS Shkup, në pronësi shtetërore, ka shpallur konkursin publik nr. 04-2023/6 për 18 vende të reja pune. 8 prej tyre janë fituar nga qytetarë shqiptarë, falë qasjes së drejtë dhe profesionale që po zbatohet në këtë institucion nën drejtimin e drejtorit Muhamet Elmazi, një drejtues që po tregon me vepra se si udhëhiqet me integritet dhe vizion.
Le të flasin faktet: BDI në periudhën 2002–2024: 84 punësime në këtë ndërmarrje, vetëm 11 shqiptarë, përfaqësim i mjerueshëm prej 13.1%.
VLEN në vetëm 9 muaj qeverisje: 8 shqiptarë të punësuar në një konkurs të vetëm, përfaqësimi ngjitet në 44.4%.
Derisa të tjerët për 22 vite e shndërruan administratën në bunker partiak, me përzgjedhje klienteliste dhe përjashtuese, VLEN me vetëm pak muaj punë po vendos standarde të reja të barazisë dhe meritës.
Kjo është ajo që ne quajmë ndryshim. Ky është dallimi që e ndien çdo qytetar. VLEN nuk bën fushatë me gënjeshtra, VLEN ndërton me drejtësi!
VLEN për përfaqësim të drejtë, për mundësi të barabarta, për të ardhmen që meritojmë!”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.