3 shkencëtarë të tjerë bërthamorë iranianë raportohen se janë vrarë në sulmet izraelite

3 shkencëtarë të tjerë bërthamorë iranianë raportohen se janë vrarë në sulmet izraelite

Tre shkencëtarë të tjerë bërthamorë iranianë raportohen se janë vrarë në sulmet ushtarake izraelite ndaj Izraelit, pas një vale sulmesh midis dy rivalëve, transmeton Anadolu.

MARKETING

Media shtetërore iraniane Press TV i identifikoi shkencëtarët si Ali Bakaei Karimi, Mansour Asgari dhe Saeed Borji.

Gjithashtu edhe dje agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim raportoi se gjashtë shkencëtarë bërthamorë u vranë në sulmet izraelite ndaj Iranit.

Agjencia identifikoi shkencëtarët e vrarë si Abdulhamid Minouchehr, Ahmadreza Zolfaghari, Seyyed Amirhossein Faqhi, Motablizadeh, Mohammed Mehdi Tehranchi dhe Fereydoun Abbasi.

Në orët e para të së premtes, forcat izraelite sulmuan Iranin, duke goditur objekte bërthamore dhe raketore dhe duke vrarë mbi 104 persona, përfshirë komandantë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë, si dhe duke plagosur rreth 380 të tjerë.

Sipas raportimeve, Irani u përgjigj me raketa balistike që shënjestruan disa zona në të gjithë Izraelin, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur rreth 172 të tjerë.​​​​​​​

MARKETING