Haaretz: Ushtarët izraelitë të etur për të vrarë palestinezë në Bregun Perëndimor, ashtu si në Gaza

Ushtarët izraelitë janë “të etur” të vrasin palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar ashtu si në Rripin e Gazës dhe “komandantët e tyre i mbyllin sytë ndaj kësaj”, transmeton Anadolu.
MARKETING
Editoriali i gazetës izraelite Haaretz mbuloi incidentin në të cilin një ushtar izraelit vrau një palestinez të ri ndërsa ai po flinte në shtratin e tij në fshatin Jit në qytetin Qalqilya të Bregut Perëndimor më 28 maj.
“Forcat e ushtrisë bastisën një fshat palestinez në mesnatë. Ata sulmuan me forcë një ndërtesë ku nuk u gjetën personat e kërkuar dhe zgjuan të gjithë banorët, përfshirë foshnje, fëmijë dhe të moshuar, pa asnjë justifikim. Menjëherë pas kësaj, ushtarët thyen derën e apartamentit dhe hynë brenda. Njëri prej tyre filloi të qëllonte me municione të vërteta një të ri që flinte në shtrat nga një distancë shumë e afërt. Nuk dihet nëse i riu u zgjua apo jo, por ajo që është e qartë është se ai ishte ende shtrirë në shtrat kur u qëllua”, shkroi gazeta Haaretz.
Gjithashtu thuhet se i riu palestinez i pafajshëm Jassem al-Sidda (20) u vra në vendngjarje me katër plumba të qëlluar në pjesën e sipërme të trupit të tij.
Theksohet se zëdhënësi i ushtrisë izraelite lëshoi një deklaratë “të shkurtër dhe të paqartë” që nuk përmbushte as përgjegjësitë e tij më themelore. Ai u pyet: “Pra, çfarë do të thotë ‘incidenti do të hetohet’? Kush do ta hetojë? Kur do të fillojë hetimi?”.
“E vërteta është se, sipas deklaratës së zëdhënësit të ushtrisë, megjithëse ekziston dyshimi për një akt kriminal në incident, policia nuk ka nisur asnjë hetim. Për më tepër, as ushtari nuk është arrestuar dhe as nuk është pezulluar nga detyra. E gjithë kjo tregon se vrasja e një të riu në shtratin e tij ndërsa ai flinte është një incident i zakonshëm në sytë e komandantëve të ushtrisë”, thuhet në artikull.