Zelenskyy fton SHBA-në të lejojë blerjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore

Volodymyr Zelenskyy ka publikuar një video ku i bën thirrje Shteteve të Bashkuara që të lejojnë Ukrainën të blejë sistemet e domosdoshme të mbrojtjes ajrore.
MARKETING
Lideri ukrainas tha se ekipi i tij nuk ka marrë asnjë përgjigje nga SHBA-ja pas një kërkese zyrtare.
“Rusët po përgatiten të vazhdojnë luftën dhe po injorojnë të gjitha propozimet për paqe”, deklaroi ai.
Duke folur për qëllimet e Kremlinit, Zelenskyy shtoi se “ajo që duan rusët është shkatërrimi i plotë i jetës”, raporton SkyNews.
Më tej, ai theksoi se “në më shumë se njëmbëdhjetë vite të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, ata kanë sjellë vetëm një gjë të re në tokën tonë – ‘trashëgiminë’ më të përhapur ruse- rrënojat dhe vdekjen”.