Izraeli përgatitet ta ndalojë anijen humanitare “Madleen” përpara se të hyjë në ujërat e Gazës

Marina izraelite po përgatitet të ndalojë anijen humanitare “Madleen” ndërsa ajo po i afrohet ujërave të Gazës, me plane për ta ridrejtuar atë me forcë në portin e Ashdodit, raportoi sot Kanali 12 i Izraelit, transmeton Anadolu.
MARKETING
Ushtria synon ta ndalojë anijen para se të hyjë në ujërat territoriale të Gazës, duke përmendur si arsye zbatimin e bllokadës detare, raportoi kanali i lajmeve.
Aktivistët në bord do t’u dorëzohen autoriteteve izraelite për deportim, raportoi gjithashtu Kanali 12.
Operacioni vjen pas premtimit të mëparshëm të Izraelit për të parandaluar anijen të arrijë në Gaza, nga frika se kjo do të krijonte një precedent për përpjekjet e ardhshme për thyerjen e bllokadës.