VLEN: Bujqësia në rritje falë neve, thirrje publike për subvencionim të traktorëve!

VLEN: Bujqësia në rritje falë neve, thirrje publike për subvencionim të traktorëve!

Nga VLEN thonë se e kanë kthyer bujqësinë në prioritet real me politika konkrete, me fonde të kapshme dhe me mbështetje të drejtpërdrejtë, përcjell TV21. Nga VLEN thonë se me shpalljen e Thirrjes Publike nr. 04/2025 mundësohet modernizimi i sektorit bujqësor përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë për blerjen e traktorëve të rinj.

MARKETING

“Kjo thirrje është pjesë e Programit për Mbështetje Financiare për Zhvillim Rural për vitin 2025, dhe synon fuqizimin e fermave tona përmes mekanizimit modern – sepse nuk ka bujqësi të fortë pa pajisje të forta! Detajet kryesore të masës 121.8 – Blerja e traktorëve: Mbështetje deri në 600.000 denarë për çdo aplikues; Pagesa realizohet në bazë të planit të biznesit dhe në baza vjetore; Thirrja vlen ekskluzivisht për blerje të traktorëve (jo për mekanizëm përcjellës); Të drejtë aplikimi kanë të gjitha fermat e regjistruara në Regjistrin Unik të Fermave pranë Ministrisë së Bujqësisë; Të përjashtuar janë aplikuesit që kanë marrë subvencione për traktorë gjatë 10 viteve të fundit përmes IPARD ose programeve kombëtare. Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është: 07.07.2025!”, thonë nga VLEN.

MARKETING