Forcat ruse sërish sulme me raketa në Kiev, raportohet për viktima

Forcat ruse sërish sulme me raketa në Kiev, raportohet për viktima

Rusia ka lëshuar një sulm masiv me raketa balistike dhe dronë në drejtim të kryeqytetit ukrainas të Kievit, duke lënë të vrarë katër persona.

MARKETING

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të premten se Rusia ka lëshuar rreth 400 dronë dhe 40 raketa balistike, teksa iu bëri thirrje aleatëve perëndimorë që të rrisin presionin mbi Kremlinin që t’i jap fund luftës.

“Nëse ndokush nuk ushtron presion dhe i jep luftës më shumë kohë që të marrë jetë, ata janë bashkëpunëtorë dhe ndajnë përgjegjësi. Duhet të veprojmë me vendosmëri”, ka shkruar Zelensky në rrjete sociale.

Raketat dhe dronët goditën rëndë kryeqytetin ukrainas, duke shkaktuar zjarre të mëdha në ndërtesa banimi dhe duke detyruar mbylljen e metrosë pasi një tren u godit.

 

MARKETING