Elon Musk rrezikon humbjen e kontratave qeveritare pas përplasjes me Donald Trump

Elon Musk rrezikon humbjen e kontratave qeveritare pas përplasjes me Donald Trump

Miliarderi Elon Musk po përballet me rrezikun e humbjes së kontratave qeveritare në Shtetet e Bashkuara pas përplasjes së tij me presidentin Donald Trump në rrjetet sociale. Trump kërcënoi se do t’i ndërpresë të gjitha kontratat që kompanitë e Musk kanë me qeverinë amerikane, duke shkruar në “Truth Social” se ndërprerja e subvencioneve dhe kontratave do të kursente miliarda dollarë, shkruan Gazeta Sinjali.

MARKETING

Steve Bannon, një aleat i Trump, u kërkoi autoriteteve të konfiskojnë kompaninë SpaceX, ndërsa Musk njoftoi fillimisht se do të “çmonte” anijen kozmike Dragon të NASA-s, por më pas u tërhoq nga deklarata.

Vlera e kontratave të SpaceX me qeverinë, shumë prej të cilave për projekte të klasifikuara, besohet të jetë në dhjetëra miliarda dollarë. Vetëm gjatë vitit fiskal 2024, SpaceX mori 3.8 miliardë dollarë. Presidente e SpaceX, Gwynne Shotwell, ka deklaruar se kompania ka rreth 22 miliardë dollarë në kontrata qeveritare, përfshirë 15 miliardë dollarë nga NASA.

Një nga marrëveshjet më të mëdha është ajo me Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së, me vlerë 733 milionë dollarë për lëshimin e satelitëve me qëllim sigurinë kombëtare. Sipas Washington Post, kompanitë e Musk kanë përfituar të paktën 38 miliardë dollarë në kontrata, kredi dhe subvencione nga qeveria amerikane gjatë viteve të fundit.

MARKETING