Realizohet fluturimi i parë direkt nga Arabia Saudite për në Siri pas 12 vitesh ndërprerje

Realizohet fluturimi i parë direkt nga Arabia Saudite për në Siri pas 12 vitesh ndërprerje

Fluturimi i parë direkt saudit u ul në Siri sot pas një pezullimi 12-vjeçar, thanë mediat lokale, transmeton Anadolu.

MARKETING

Sipas agjencisë shtetërore siriane të lajmeve SANA, avioni i linjës ajrore “Saudi Flynas” mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut nga Riadi pas vitesh ndërprerjeje.

Në prill, një delegacion nga Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil të Arabisë Saudite kreu një tur rutinë në aeroport përpara se të rifillonte fluturimet me Sirinë.

Në vitin 2012, shumica e linjave ajrore ndaluan fluturimet e tyre për në dhe nga Damasku për shkak të shtypjes nga ish-regjimi sirian ndaj protestave popullore që shpërthyen në vitin 2011.

Në janar 2025, disa linja ajrore filluan rikthimin e fluturimeve për në dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Damaskut, pas një njoftimi nga Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil të Sirisë mbi fillimin e pritjes së fluturimeve ndërkombëtare.

Bashar al-Asad, udhëheqësi i Sirisë për gati 25 vjet, iku në Rusi në fund të vitit të kaluar, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, e cila kishte qenë në pushtet që nga viti 1963.

Ahmad al-Sharaa, i cili udhëhoqi forcat kundër regjimit për të rrëzuar Asadin, u shpall president për një periudhë kalimtare në janar.

MARKETING