Irani refuzon propozimin e SHBA-së që përfshin ndalimin e pasurimit të uraniumit

Irani refuzon propozimin e SHBA-së që përfshin ndalimin e pasurimit të uraniumit

Udhëheqësi iranian Ali Khamenei ka refuzuar propozimin e SHBA-së, e cila përfshin ndalimin e plotë të aktiviteteve të pasurimit të uraniumit në Iran, transmeton Anadolu.

MARKETING

Në një ceremoni për shënimin e 36-vjetorit të vdekjes së Ruhollah Khomeinit, themeluesit të revolucionit iranian, Khamnei foli mbi procesin e negociatave bërthamore me SHBA-në, çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Propozimin e marrëveshjes bërthamore të SHBA-së, e cila përfshin ndalimin e plotë të aktiviteteve të pasurimit të uraniumit në Iran, Khamenei e cilësoi si një kërcënim për “pavarësinë kombëtare”.

“Plani i paraqitur nga SHBA-ja për çështjen bërthamore është 100 për qind kundër qasjes ‘ne mund ta bëjmë’. Pavarësia kombëtare do të thotë që një vend nuk duhet të presë ‘dritën e gjelbër’ ose të kuqe nga SHBA-ja dhe vende të ngjashme”, tha Khamenei.

Duke iu referuar rëndësisë së “industrisë bërthamore” për vendin e tij, Khamenei tha se “Si rezultat i përpjekjeve të mëdha Irani ka arritur të përfundojë ciklin e karburantit bërthamor. Industria bërthamore nuk është vetëm për qëllime energjetike. Industria bërthamore është industri kryesore”.

“Nga industria bërthamore preken fusha të shumta shkencore. Pasurimi i uraniumit është çelësi i çështjes bërthamore. Diskursi themelor i amerikanëve është se ne nuk kemi teknologji bërthamore. Ata thonë ‘keni nevojë për ne’ në radiofarmaceutikët (ilaçe të prodhuara me teknologji bërthamore) dhe shkenca të tjera me bazë bërthamore. Udhëheqësit e paedukatë dhe arrogantë të SHBA-së këtë duan. Përgjigja jonë ndaj absurditeteve të SHBA-së është e qartë. Ata nuk mund të bëjnë asgjë për këtë çështje”, tha ai.

Khamenei foli gjithashtu për gjenocidin që Izraeli po kryen në Rripin e Gazës. “Ka shumë gjëra që vendet islame të sotme mund të bëjnë për çështjen palestineze. Sot nuk është koha për neutralitet ose heshtje. Kushdo që mbështet regjimin sionist në çfarëdo mënyre mund të jetë i sigurt se një turp i përjetshëm do të mbetet në ballin e tyre”, tha ai.

“SHBA-ja është gjithashtu bashkëpunëtor në krimet e kryera në Gaza për shkak të mbështetjes së saj për Izraelin dhe se forcat amerikane duhet të largohen nga rajoni”, tha Khamenei.

MARKETING