Tërmete me magnitudë 6.2 dhe 5.8 pranë Rodosit dhe në Turqi

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 ballë goditi gjatë natës pranë ishujve Dodekanezë, përgjatë kufirit të Turqisë në Mesdhe.
MARKETING
Tërmeti goditi në orën 23:17 sipas kohës lokale, 18 kilometra nga ishulli i Rodosit, në një thellësi prej 68 kilometrash, tha EMSC.
Një tërmet i dytë me magnitudë 5.8 ballë goditi qytetin bregdetar turk të Marmarisit pothuajse në të njëjtën kohë. Të paktën shtatë persona u plagosën, sipas agjencisë turke të menaxhimit të fatkeqësive dhe autoriteteve lokale.
Guvernatori i Marmarisit, Idris Akbiyik, tha se disa persona u plagosën duke kërcyer nga dritaret dhe ballkonet në panik, por nuk pati dëme serioze në ndërtesa.
Lëkundjet u ndjenë në të gjithë Greqinë jugore, Turqinë perëndimore dhe zonat bregdetare përgjatë Detit Egje. Autoritetet në të dy anët e kufirit ende po vlerësojnë dëmet, dhe ekipet e reagimit ndaj emergjencave mbeten në gatishmëri për lëkundje të mundshme pasuese.