VLEN emëron Njomza Imeri Ismailin drejtoreshë në Qendrën për Kulturë – Tetovë

Nga koalicioni VLEN, kanë njoftuar se Njomza Imeri Ismaili është emëruar drejtoresh e Qendrës për Kulturë në Tetovë.
“Emërimi i saj vjen si pjesë e reformave që VLEN ka premtuar për të sjellë energji të reja dhe profesionalizëm në drejtimin e institucioneve kulturore. Njomza Imeri Ismaili njihet për angazhimin e saj në fushën e kulturës dhe pritet të sjellë një frymë të re në zhvillimin dhe promovimin e aktiviteteve kulturore. Ky është vetëm fillimi i një procesi më të gjerë të reformimit dhe funksionalizimit të institucioneve në dobi të qytetarëve”, thuhet në njoftimine VLEN-it.