Trump: Putini po luan me zjarrin

Trump: Putini po luan me zjarrin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi sot se presidenti rus, Vladimir Putin, po “luan me zjarrin”, ndërsa Moska vazhdon të sulmojë Ukrainën, transmeton Anadolu.

MARKETING

Trump shkroi në Truth Social se Putin nuk e kupton se “nëse nuk do të ishte për mua, shumë gjëra vërtet të këqija do t’i kishin ndodhur tashmë Rusisë, dhe e them me gjithë mend shumë të këqija”.

“Ai po luan me zjarrin”, tha Trump.

Paralajmërimi vjen pas kritikave të Trumpit të dielën, kur ai tha se Putin është “çmendur plotësisht”, pasi Rusia nisi sulme ajrore në Ukrainë për tri net rresht.

Trump shprehu konfuzion në lidhje me sjelljen e Putinit. “Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Vladimir Putinin e Rusisë, por diçka i ka ndodhur atij”, tha ai.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i hodhi poshtë këto komente, duke i quajtur “mbingarkesë emocionale” dhe duke minimizuar kritikat e Trump.

MARKETING