(VIDEO) VLEN mirëpret grupin e Aleancës për Shqiptarët që mbeti në Qeveri

(VIDEO) VLEN mirëpret grupin e Aleancës për Shqiptarët që mbeti në Qeveri

Pasi Aleanca për Shqiptarët është “thjeshtësuar” përsëri, ka reagur koalicioni VLEN, të cilët kundërshtuan vendimin e Arben Taravarin, por përshëndesin dhe mirëpresin rikthimin e Arben Fetait. VLEN shpreh mirëseardhjen dhe mirënjohjen më të sinqertë për të gjithë ata eksponentë të Aleancës për Shqiptarët që, në momente të rëndësishme për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, sipas tyre, kanë zgjedhur të qëndrojnë aty ku u takon me dinjitet: përkrah qytetarëve dhe pjesë e projektit të ndryshimit. Madje nga VLEN theksojnë se kjo është Aleanca për Shqitparët e vërtet, që i bie e treta e vërteta.

MARKETING

VLEN

Aleanca për Shqiptarët e vërtetë, ajo që ka lindur nga nevoja për një përfaqësim të drejtë dhe dinjitoz të shqiptarëve, sot po gjen veten aty ku e ka vendin natyral, në krah të VLEN-it dhe të qytetarëve që besojnë në ndryshim. Ky bashkëpunim i ri nuk është vetëm një rreshtim politik. Ai është një bashkim energjish, vlerash dhe përkushtimi për një të ardhme më të mirë për të gjithë”.

Kujtojmë se zv/kryeministri Arben Fetai, sëbashku me dy deputet Salim Sulejmani dhe Mimoza Musa, u distancuan nga kryetari i tyre Arben Taravari, i cili fillimishtë u largua nga VLEN-i, e më pas edhe nga qeveria. Fetai dhe disa figura tjera në ASH vendosën që rrugëtimin e tyre politik ta vazhdojnë në VLEN, ndërsa pas këtij vendimi, Taravari gjatë mbledhjes së kuvendit të partisë, i shkarkoi nga postet partiake të cilët i kanë mbajtur në ASH.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING