ISHP: Rreziku i përhapjes së lisë së majmunëve mbetet i ulët

ISHP: Rreziku i përhapjes së lisë së majmunëve mbetet i ulët

Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se epidemiologët kanë komunikuar me kontaktet e personave të cilët kanë rezultuar pozitivë me linë e majmunëve dhe ata kanë treguar se nuk kanë asnjë simptomë të kësaj sëmundjeje. Nga atje thonë se personat pozitivë janë në gjendje të mirë dhe se nuk ka raste të dyshuara të reja që janë dërguar për testim, e as nuk ka raste të reja pozitive. Sot, në institutin e shëndetit publik janë hapur dy linja të reja telefonike për informacion në lidhje me linë e majmunëve, njëri për konsultime me qytetarët dhe një tjetër për konsultime me profesionistë të kujdesit shëndetësor.

MARKETING