Koncert i orkestrave ushtarake të Armatës dhe Vermontit

Koncert njëorësh do të mbahet sot në sheshin “Magnolia” në Manastir nga Orkestrat ushtarake të Armatës dhe Vermontit, SHBA. Koncerti është pjesë e aktiviteteve të planifikuara në prag të stërvitjes ushtarake “Immediate Response 25” që nis të hënën në vend.
MARKETING
Në koncert do të shfaqen disa pika të njohura të xhazit, hite maqedonase dhe melodi popullore, të cilat do të paraqesin aleancën dhe do të dërgojnë mesazhe miqësie dhe paqeje.
“Orkestrat ushtarake të dy armatave aleate, në kuadër të bashkëpunimit ushtarak, kanë mbajtur tradicionalisht koncerte të përbashkëta para fillimit të aktiviteteve të mëdha stërvitore. Realizimi i koncerteve të përbashkëta me orkestra nga ushtritë aleate të NATO-s forcon më tej lidhjet mes aleatëve, si dhe bashkëpunimin civilo-ushtarak”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.