(VIDEO) Qoku: Në ditët në vijim do të jemi 10 deputetë, shpresojmë për 14

(VIDEO) Qoku: Në ditët në vijim do të jemi 10 deputetë, shpresojmë për 14

Edhe pse Aleanca për Shqiptarët u largua fillimishtë nga VLEN-i, e më pas edhe nga ekzekutivi, koordinatori i sapozgjedhur i grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku në konferencë për media, tha se ky koalicion në ditët në vijim do t’i ketë 10 deputetët, ndërsa shpresojnë se do t’i kenë 11, 12 apo 14.

MARKETING

BEKIM QOKU, KORDINATOR I GRUPIT PARLAMENTAR TË VLEN-IT

“Ne e kemi njoftuar kryetarin e Kuvendit me anëtarët e këtij grupi dhe kemi kërkuar që ky rikonfigurim i grupit parlamentar të reflektohet edhe në komisionet përkatëse parlamentare. Presim që ditëve në vijim ta përmbushim edhe këtë detyrim. Po e shfrytëzoj këtë rast që t’ju drejtohem atyre 107 mijë votuesve që votuan për koalicionin VLEN se ne deputetët këtu vazhdojmë të mbeten besnikë ndaj marrëveshjes që e kemi bërë më 8 maj”.

Ai u bëri thirrje deputetëve tjer shqiptarë, posaçërisht atyre që janë mandatar me koalicionin VLEN, t’i bashkohen këtij grupi. Edhe përskaj të gjithë kësaj situate të krijuar, Qoku tha se VLEN-i vazhdon edhe më fuqishëm dhe më i bashkuar.

BEKIM QOKU,KORDINATOR I GRUPIT PARLAMENTAR TË VLEN-IT

“Ata nuk e kanë kurrkund vendin përveçse këtu mes nesh. Deputeti si përfaqësues është institucion në vete dhe ka autonominë e vendimmarrjes. Kështu që, përkundër përpjekjeve të opozitës shqiptare, më saktë liderit të BDI-së, për të shkaktuar përçarje në VLEN, më duhet ta dëshpëroj e t’i them se nuk ia ka dalë. Ai mund ta ketë joshur ose mund ta ketë mashtruar një kryetar partie, i cili, për motive që nuk kanë më rëndësi, po e çon partinë dhe anëtarët e saj drejt greminës”.

Kujtojmë se Alenca për Shqiptarët e Arben Taravarit kishte 5 deputet, ndërsa më pas Salim Sulejmani dha dorëheqje nga posti i deputetit, të cilin do ta zëvendësoj Valbona Adili-Emini, e cila vjen nga radhët e Lëvizjes Besa, pjesë e koalicionin VLEN.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

 

 

MARKETING